Më shumë viktima nga aksidentet, ekspertët: Përgjegjës edhe këmbësorët

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur dhe 2019 ka një bilanc të zi. Pavarësisht rritjes së masave ndëshkimore, aksidentet rrugore janë shtuar. Për këtë, ekspertët e qarkullimit rrugor bëjnë përgjegjës jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët, të cilët nuk zbatojnë rregullat për kalimin e vijave të bardha.

Muaji prill dhe qershor, ka bilancin më të përgjakshëm me 52 viktima, duke regjsitruar pothuajse ¼ e aksidenteve në total për 2019. Krahasuar me vendet e BE-së, numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport pollpusie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje u shënua edhe në muajt shtator-tetor-nëntor me 63 raste. 15 më shumë se e njëjta peridhë e një një viti më parë.

Shkurti ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve rrugore. Vetëm 9 raste fatale. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, shkak për këtë përkeqësim të situatës janë edhe kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha. Numri më i lartë i aksidenteteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe në autostradën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Fushë-Krujë-Milot.

Efektivë të policisë së qarkullimit Rrugor theksojnë se mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Në këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh të grupmoshës 25-35 vjeç.

SHKARKO APP