Me simptoma COVID-19/ Transportohen për në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës 2 persona, kishin kaluar ilegal nga Janina

Dy persona janë transportuar për në urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastrës ‘Omer Nishani” pasi kishin shfaqur simptoma të COVID 19 me kollë të fortë dhe temperaturë të lartë ku u është bërë dhe tamponi për të parë nëse janë pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Sipas burimeve për Faxweb.al dy shtetasit janë me banim në Bashkinë Dropull dhe kishin hyrë në tokën shqiptare para disa ditësh në mënyrë ilegale nga Janina.

SHKARKO APP