Me sirena policie e kallashnikov, dalin detaje nga grabitja e makinës luksoze të 21-vjeçarit kosovar në Milot

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e një makine mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mësohet se gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirena të policisë kanë grabitur një qytetar nga Kosova duke i marrë automjetin “Audi Q7”.

Meriton Ahmetaj, 21 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar se ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirenë policie i janë venë në ndjekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i automjetit ka menduar se janë zyrtarë policor dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Ndërkohë që kur ka vënë re se automjeti po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.

Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilën udhëtonte qytetari nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.

Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë makinën, duke e kanosur atë.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorëzuar automjetin grabitësve.

Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët.

Ndërkohë Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, thotë se makina e llojit “Audi Q7” vlen 47 mijë euro, “por ajo që ka rëndësi është të kapen grabitësit”.

Ahmetaj rrëfen për mediet kosovare se djali 21-vjeçar po kthehej nga Budva, kur në Milot janë zënë në pritë nga 6 persona të armatosur.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21-vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë euroshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar”, tregon Rrahman Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?