Me sms u kordinua sulmi në Paris

 

Sulmet terroriste që tronditën Parisin më 13 nëntor dhe shkaktuan 130 viktima u koordinuan nga distanca përmes telefonave, ndërkohë që atentatorët ndodheshin në terren.

“Le Monde” shkruan se hetuesit janë të bindur që gjithçka u realizua falë një regjie qendrore në Bruksel.Rindërtimi i ngjarjeve nga hetuesit është bërë pasi është zbuluar një celular “Samsung” që u gjet në një kazan plehrash pranë teatrit “Bataklan”, që nuk ka dyshim se është përdorur nga njëri prej terroristëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi që ka aktivizuar sulmet është nisur në orën 21:42, pak para sulmit dhe në të shkruhet: “Nisi, të fillojmë”.Mesazhi është dërguar tek një shtetas në Belgjikë, që deri më tani mbetet i panjohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telefoni u çaktivizua menjëherë pas ardhjes së mesazhit.Ndërmjet kohës së aktivizimit dhe të çaktivizimit, u shkëmbyen rreth 25 mesazhe. Numri ka qenë në kontakt me Abdelhamid Abaaoud, që cilësohet si një nga koordinatorët e sulmeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?