Me sytë nga rinia, Kokëdhima nis të zbatojë porositë e Ramës

Me sytë nga Rinia.

Me këtë tematikë, deputetët e Partisë Socialiste kanë zbritur në bazë dhe po takohen me elektoratin.

Deputeti Koço Kokëdhima, priti sot pasdite në hollin e Partisë Socialiste disa nga të rinjtë përkrahës të kësaj force politike.

Kryeministri Edi Rama, para vendimit për takimet e ministrave dhe deputeteve me bazën, i ka udhëzuar ata që në fokus të jenë të rinjtë.

Rama duket se e ka kuptuar se me energjitë e të rinjve mundet  të fitojë sërish zgjedhjet e ardhshme,  pavarësisht nëse ato do të zhvillohen  në fund të mandatit apo do të ketë zgjedhje të parakohshme.    

Sipas një burimi pranë Partisë Socialiste, me situatën aktuale politike, në këto momente është vetë kryeministri Rama që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor me Prim, pasi besohet se mund t’i fitojë sërish ato dhe të qeverisë më pas i vetëm.

SHKARKO APP