Veliaj: Me Tan Pitin! (foto)

Nga Erion Veliaj-

Gjithmonë e kam ditur që do e mbaja mend gjithë jetën, Tan Pitin. Komshi i gjyshërve e dajave të mi në Dimal, më pati mësuar biçikletën në fëmijëri. E kujtoj si gulçonte mbi “Urën Vajgurore” të mbante ritmin, teksa unë kisha fituar vetëbesim me pedalet e lëshohesha në tatëpjetën e lagjes poshtë urës, në Osum.

Me pas erdhi ai në Tiranë në fillimvitet ’90 me të gjitha 10-a në Inxhinieri Elektronike – një krenari për gjithë qytezën e vogël. Si të gjithë, provoi emigracionin, e la elektronikën për t’u bërë Master Chef në Greqi, Zvicër e kroçerat e Mesdheut e Karaibeve.

Shumica prej jush e njihni si, Tani i Vinum, i Padam e pastaj Estia – 3 logo unike në reputacionin e Tiranës turistike. Por sot e rigjeta pas rikthimit të tij të dytë, në një sfidë të re në Lundër, me krijesën e tij të katërt, Magus – ku ushqimi bio dhe stafi i zonës janë për “t’u pirë në kupë!”

Teksa presim me Ministren Mirela Kumbaro gjithë Ministrat e Turizmit sot në Tiranë, kujtojmë që janë Tani e Tanët e këtij qyteti që shërbejnë, investojnë, e na nderojnë në këtë bum vizitoresh! Mirënjohje!

SHKARKO APP