Me të nxehtin përvëlues, nxënësit e klasave të nënta mbyllin provimet e lirimit

Me këtë të nxehtë përvëlues, rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta zhvilluan provimin e fundit të lirimit atë të Gjuhës së Huaj. Për herë të parë u zhvilluan provimet e lirimit në kohë pandemie, pasi vjet ato u anuluan ndikuar nga situata.

Provimi i parë i lirimit ishte Gjjuha Shqipe dhe Letërsia më 16 qershor, ndërsa më pas u testuan në Matematikë më 21 qershor dhe e mbyllën sezonin e provimeve me gjuhën e huaj, lëndën ku maturantët u testuan të parët. Ndryshe nga gjimnazistët që kishin 4 provime mature, nxënësit e klasave të nënta u testuan vetëm në 3, pasi nuk zhvilluan provimin e lëndës me zgjedhje.

Rezultatet sipas rregullores duhet të publikohen brenda 15 ditëve nga data e zhvillimit të provimeve. Notat nxënësit e klasave të nënta, do ti mësojnë gjatë muajit korrik, ndërkohë që për ta nisin më në fund pushimet verore.

SHKARKO APP