Me thika në makinë, dy të rinjtë fierakë kapen në flagrancë në Vlorë
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në makinë me 2 thika. Policia bën me dije se ka kapur në flagrancë shtetasin Dionis Muhametaj, 28 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier dhe Elseo Bendaj, 24 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
“Policia ka bërë arrestimin e këtyre shtetasve në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta persona, u janë gjetur dhe sekuestruar 2 mjete prerëse “thika”, në cilësinë e armëve të ftohta”- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, neni 279/2 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

