Me thikë e kanabis në xhep dhe tapë në timon, 6 të arrestuar në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mbajtje të armëve të ftohta dhe kanabisi.

I mituri A. H., 17 vjeç, u arrestua pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua 8 doza me kanabis.

I arrestuari tjetër është Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet thikë.

Ndërsa A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç u arrestuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njofimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin e mitur me iniciale A. H., 17 vjeç, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë). Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

SHKARKO APP