Me thikë i riu hyn të grabisë bankën në Durrës, e kapin me para në duar

Grabitja e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit ka mbetur në tentativë pasi policia arrestoi autorin.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:00 në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Durrësit dhe autori është Kreshnik Margjoni 24 vjeç nga Rresheni banues në Kënetë

“Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet  e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M. 24 vjeç, banues në Durrës,  ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e  një thike një sasi parash.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit,  sekuestrimin e thikës dhe të parave.  24 vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës  për  kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e bankës për shkak të sigurisë, deri në zbardhjen e rrethanave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?