Dashamir Shehi: Njerëz që nuk duan që PD të vijë në pushtet, mjaftohen me mandatin e deputetit

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi duke iu referuar marrëveshjes PS-PD për listat e deputetëve, thotë se e kanë tradhtuar kolegët e opozitarë. Për të këta janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit.

“Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë. Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi. “Propozimi im ishte që t’i zgjeronim zonat elektorale, me 4 zona. Por jo 12 sepse nuk jemi Kina. Tallen me rajonet. Pastaj, hape listën”, shtoi Shehi.

Deputeti sqaroi se u shitën deputetët për një vend te lista e sigurtë.

SHKARKO APP