“Më trafikoi Ujku në Angli”, fundoset shqiptari i kapur me drogë

Një emigrant i paligjshëm shqiptar është përpjekur të justifikohet para trupës gjykuese në York të Anglisë.

I arrestuar teksa kujdesej pë një fabrikë kanabisi, 26 vjeçari L. Zenelaj, tha përpara se autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe më pas ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë

Pas një verifikimi të kryer nga autoritetet angleze u konstatua se shqiptari udhëtonte shpesh me të dashurën e tij nëpër Angli, çka hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne duke e shpallur fajtor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi sëbashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës në fabrikën në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia gjeti gjithashtu edhe 320 paund cash, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane.

Teksa mbrohej, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?