“Më vratë djalin ore qenër shqiptarë”, e ëma e 32-vjeçarit shpërthen në lot në vendin e krimit

Aris Papas u ekzekutua në një lokal në Athinë, dhe nëna e tij ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit. Ajo shan në shqip dhe greqisht, duke akuzuar shtetas shqiptarë për vrasjen e të birit.

“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë  në shqip. Papas u qëllua me plumb në kokë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në një lokal ku rrinte zakonisht.

Viktimës i ishte bërë atentat edhe më parë, më 26 shkurt të këtij viti. Mbi të kanë rënduar akuza për vjedhje dhe drogë, ndërsa mësohet se për disa kohë ka bërë dhe dënim me burg.

SHKARKO APP