Me zë dhe figurë/ Kryebashkiakja kërcënon invalidët për votën, Balliu: Akt barbar
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate përpara mediave nga selia e Partisë demokratike ka denoncuar terrorin që Policia e Shtetit e vënë në urdhrat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj po ushtron ndaj qytetarëve me qëllim që këta të fundit të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit.
Tabaku ka denoncuar rastin e kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, që ka kërcënuar me heqjen e KEMP-it një qytetari nëse ky i fundit nuk do të merrte pjesë në votime.
“Ishte Majlinda (Bufi) me Klodin, dhe më thanë se do t’ju heqim kemp-in për motrën që nuk shikon. Erdhi pastaj tek shtëpia dikush nga Fieri, më tha ose do votoni ose do t’ju heqim kempin”.
Nisur nga ky denoncim, ish-deputeti Klevis Balliu e cileson si akt barbar kercenimin e invalideve.
Urgjentisht të merren masa dhe të arrestohen dhunuesit. Me zë dhe figurë qytetarët po denoncojnë dhunën e pushtetit ndaj tyre”, shprehet Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

