Meçe: Jam plevitosur 3 herë në Teatrin Kombëtar. Liçaj dhe Guri e kundërshtojnë: Ajo godinë është model
Një komenti i inxhinierit Arben Meçe se Teatri Kombëtar është i bërë me kompensatë dhe se është plevitosur 3 herë aty ka shkaktuar debate në emisionin “360gradë” në RTV Ora.
Meçe u përball me kundërshtimin e ambientalistit Sazan Guri dhe aktorit Neritan Liçaj.
Guri tha se Teatri Kombëtar duhet të jetë model pasi i mbijetoi tërmetit të 26 nëntorit pa asnjë dëm.
Ndërsa Liçaj i kujtoi Meçes se ai vetë punon 12 orë aty në të ftohtë dhe fakti që inxhinieri është plevitosur është ai atyre që duan ta shembin Teatrin dhe që i kanë hequr kaldajat.
Arben Meçe: Kam mbi 10 vite që kam vajtur në teatër. Se 3 herë që kam vajtur u plevitosa dhe kam ikur. Jam artdashës shumë i mirë.
Sazan Guri: Çfarë di të thuash me këtë tani ti?
Arben Meçe: Do të them që në ato kushte në atë vend dhe di mjaft mirë
Sazan Guri: Po bëj teatër tjetër
Neritan Liçaj: S’ka të bëjë fare e kanë lënë
Arben Meçe:Të kam mik të dua shumë por teatrin mos ma bëj për model. Meqë je ftohur ti të prishim teatrin ne.
Neritan Liçaj: Punojmë 12 orë atje
Arben Meçe:Teatri është model. Ky i fundit tregoi se teatri është antitërmet or mik, ky i fundit
Neritan Liçaj: Nxirret kjo kam mërdhifur. Çfarë nuk ka thënë kryeministri për atë teatër. Është absurde. Normal që po ti heqësh kaldajat do mërdhifësh.
Arben Meçe: Sa herë vijnë 2-3 njerëz o Ben, vjen dhe Laerti dhe ndonjë tjetër dhe marrin model teatrin, po qe për Teatër është modeli që duhet ruajtur për antitërmet, duhet ruajtur. Ka edhe vlera të tjera
Neritan Liçaj: Është e turpshme. Ky nivel diskutimi. Ulet shumë niveli i diskutimit.
Arben Meçe: Çfarë ke me Teatrin?
Neritan Liçaj: Nuk ulet niveli i diskutimit këtu zotëri mos hajde të më thuash mua mërdhif, se punoj 12 orë aty dhe normal mërdhif po ti heqësh kaldajat. Se kemi dëgjuar paçavure të çitjaneve që kemi Kryeministër. Se kemi dëgjuar se vjen era ashtu, nuk bie fare era ashtu. Kemi dëgjuar bordello fashiste, s’ka qenë fare. Ka qenë qendër multiart. Kemi dëgjuar se ka qenë stallë kujash. Por po të shikosh fotografitë e vjetra she çfarë luksi ka pasur atje. Kur ti qahesh se mërdhif një orë e gjysmë në shfaqje po unë që punoj mëngjes, drekë, darkë. Fakti që ti mërdhif nuk është as i imi dhe as i joti, por i atij që do me e shemb. Përpiqemi ta ngremë nivelin e debatit.