Medalja e lartë për djalin e Joe Biden, reagon Presidenti Amerikan: Kosova është në zemrat e gjithë familjes sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akorduar sot Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur në vitin 2015 nga kanceri në tru. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e dhënies së Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, ka deklaruar se me ndarjen e kësaj medaljeje, Kosova njeh kontributin që ai dha për Kosovën.
“Sa i përket Beau, trashëgimi e tij vazhdon të jetojë. Veprimet e tij vazhdojnë të na inspirojnë sot në Kosovë dhe të atyre njerëzve që ua ndryshoi jetën në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani tha se ndihmën që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës sa i përket lirisë dhe “të drejtës për të ekzistuar”, kalon përtej çdo partneriteti që mund të shihet në mbarë botën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një video-mesazhi ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden” dhe e ka falënderuar Kosovën për medaljen, të cilën e ka ndarë për të birin e tij të ndjerë.
“Ne thjesht duam të themi se kjo është e pabesueshme, dhe unë dua ta falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh, është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau dhe babait të tij. Punën në Kosovë, Beau e kishte të përzemërt, ai u dashurua me vendin. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau u dashurua”, ka thënë presidenti Biden përmes video-mesazhit.
The moment President @VjosaOsmaniPRKS handed over to the US Ambassador @USAmbKosovo on behalf of President @JoeBiden the Presidential Medal for Rule of Law to Beau Biden. #Kosova #Kosovo @POTUS
🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/CR6GQ5EzXz— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 1, 2021
KOHA JONË SONDAZH

