Media britanike: Si po vënë shqiptarët nën kontroll tregun e drogërave në Angli
Mafia shqiptare po depërton gjithmonë e më shumë në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands, në Britaninë e Madhe.
“Birmingham Mail” shkruan se gangsterët shqiptarë po forcojnë pozitat e tyre dhe po zgjerojnë territorin e veprimit, duke ndarë zonat.
Sipas medias britanike thuhet se gangserët shqiptarë fillimisht e kanë nisur punën në Birmingam duke zënë një klub striptizmi, të cilin e furnizonin me drogëra të lehta e të rënda, duke qenë se thuajse të gjithë frekuentuesit e këtij vendi ishin konsumatorë të rregullt të lëndëve narkotike.
Bandat e Burger Bar dhe Johnnson ishin banda me një profil të lartë në këtë sektor dhe zakonisht qëndronin në hije e nuk ekspozoheshin shumë.
Në vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam.
Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi verën e shkuar se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.
Në vitin 2017. policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.
Rastet në West Midlands tregojnë se si bandat shqiptare kanë mësuar të rrjetëzohen me kriminelë nga grupe të tjera kulturore, qarqe dhe vende, duke ruajtur të paprekur rolin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

