Media dhe roli në zgjedhje, OSBE: Shqiptarët duan televizionin
Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit politik për publikun, duke qënë mediumi më me ndikim gjatë përiudhës zgjedhore. Në një anketim të ODIHR 57% të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se informohen përmes televizionit, ndërsa 15% përmes rrjeteve sociale. Ambasdori i OSBE në Tiranë apeloi mediat që të ndërgjegjësohen për rolin dhe përgjegjësinë që kanë, sidomos gjatë zgjedhjeve.
”Ajo formëson opinionin publik dhe mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e zgjedhësve. Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, tha Ambasadori i OSBE, Michel Tarrani.
Liria e medias në Shqipëri ka ardhur në ulje nga viti i shkuar, duke u rënditur e 99-ta në rang global. Adresimi i problematikave me të cilat përballet media në vend, sipas OSBE dhe KQZ, duhet të realizohet nëpërmjet një formule mikse. ”Jemi të vetëdijshëm për presionet e jashtëzakonshme me të ciat përballet media në përpjeket për të siguruar drejtësi, thellësi analitike dhe saktësi në raportim. Për të adresuar këto problematika, OSBE mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe vetë-rregullimit të medias”, tha më tej Tarran.
Informimin mbi Votën e emigrantëve, OSBE e sheh sfidë për mediat gjatë procesit zgjedhor të 2025-ës. Ndërsa nuk le pa i kujtuar politikës shqiptare që duhet të plotësojë një nga rekomandimet prioritare të ODIHR, që lidhet me dekriminalizimin e shpifjes, zbatimin e duhur të Ligjit për të Drejtën e Informimit si dhe mbështetjen e gazetarisë së pavarur.