Media: Komisioneri Hahn, pronar i disa kazinove në Maqedoni?

 

Dyshime jnaë ngritur për pozicionin e eurokomisionerin Johanes Han si ndërmjetësues në bisedimet në Maqedoni. Gazetari Vasko Popetrevski, i cili nga burime të tij diplomatike ka marrë vesh se disa nga vendet anëtare tashmë kanë kërkuar llogari me Hanin për lidhjet e tij të biznesit me kompaninë Novomatik, pronare e zinxhirit të kazinove “Flamingo” “Admiral” dhe “Astra” në Maqedoni.

“Fatkeqësisht, perceptimi për faktin se Hani ndoshta nuk është aq neutral në këtë proces, nuk është vetëm spekulim mediatik. Vij nga një takim ku kisha rastin të takoja disa diplomatë që qëndrojnë në Shkup. Sot kishte një takime nga takimet e rregullta koordinative të zv/ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituara në Shkup, kryesisht vendeve të BE-së dhe njëri nga përfaqësuesit e një nga vendeve me ndikim, ngriti çështjen e neutralitetit të Hanit, më saktë për interesat e tij të biznesit në kompaninë “Novomatik”. Ky informacion, ju them me siguri se sonte ka arritur edhe tek Hani, bien celularët në disa qarqe ku tentohet të qartësohet kjo çështje”, tha Vasko Popetrevski, gazetar.

Sipas informacioneve, gjatë bisedimeve të 10 qershorit, ka qenë euro-komisari Han ai që ka propozuar që opozita të marrë një zv/kryeministër për realizimin e zgjedhjeve dhe 4 zv/ministra në Ministrinë e Brendshme, Financave, Punës dhe Politikës Sociale si dhe Bujqësisë. Zv/ministrat e LSDM-së, sipas propozimit të Hanit, do të kishin të drejtë Veto-je ndaj vendimeve të ministrit të VMRO-së. Han ka propozuar gjithashtu që kryeministri Gruevski të tërhiqet vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve, madje jo me dorëheqje, por duke e pushuar funksionin e tij dhe duke i kaluar kompetencat zv/kryeministrave. LSDM-ja e ka refuzuar këtë propozim duke e cilësuar aspak të drejtë, pas të cilës u ofrua edhe oferta e fundit, që opozita të marrë edhe Kryetarin e Kuvendit dhe drejtorin e MRTV-së. Sërish LSDM-ja ka vlerësuar se kjo marrëveshje nuk do të mundësonte kushte të barabarta për shkuarje në zgjedhje dhe nuk do të siguronte proces korrekt dhe demokratik zgjedhor. Nga ana tjetër, Popetrevski zbulon një tjetër propozim të Hanit. Sipas gazetarit, euro-komisari ka kërkuar që Zaev dhe Gruevski, në praninë e euro-deputetit Ivo Vajgëll, të merren vesh për fatin e proceseve gjyqësore kundër liderit të opozitës.

 

SHKARKO APP