Media në krizë, ja zgjidhja nga Mediaset. Kurse Rama thotë: Asnjë lekë
Pandemia e Covid-19 jo vetëm që po merr jetë njerëzish në çdo minutë por edhe ka shkakuar kolaps ekonomik. Mediat janë në krizë në çdo vend, ku disa nga masat e marra janë, mbyllja e disa programeve, shkurtimi i stafit dhe përgjysmimi i pagave.
Media italiane është shumë e prekur nga kjo krizë. Niccolò Querci, drejtori qendror i burimeve njerëzore dhe operacioneve të grupit Mediaset, shpjegon në një letër për të gjithë punonjësit e Biscione se ngecja e tregut të reklamave në një kontekst të një pasigurie të tillë, e kombinuar me nevojën për të pezulluar prodhime të caktuara dhe për të modifikuar në mënyrë të konsiderueshme organizimin e punës po ndikon gjithashtu në rezultatet ekonomike dhe financiare të grupit.
Në Cologno Monzese kompania po synon të përdorë rrjetat e sigurimeve shoqërore të parashikuara nga dekreti Cura Italia, “i kufizuar në periudhën e urgjencës dhe për ato zona që në këto ditë preken nga një ulje, madje edhe e pjesshme e veprimtarisë së tyre”. Në thelb, kjo do të thotë të paktën dy javë pushime nga puna për një seri të punonjësve të Mediaset të prekur nga ulja e orëve të punës. Për më tepër, më 28 Mars, sindikatat dhe drejtuesit e transmetuesit televiziv arritën një marrëveshje për asgjësimin e pushimeve dhe lejeve të prapambeura, që i referohen vitit 2019. Sidoqoftë, nuk ka asnjë marrëveshje për një heqje prej 30% të pushimeve dhe lejeve të vitit 2020.
Sipas dokumentit të nënshkruar, pra, deri më 30 qershor 2020, të gjithë punonjësit e Mediaset që punojnë nga shtëpia duhet të kenë konsumuar të gjitha pushimet dhe të gjitha detyrimet e prapambetura të lejeve të vitit 2019. Deri në 30 qershor do të ketë gjithashtu katër ditë mbyllëse kolektive. Marrëveshja “lejon, për momentin, të përballen me efektet e krizës me masa që ende nuk janë veçanërisht të rënda për punonjësit e Mediaset”. Disa shtete si Spanja dhe Greqia kanë miruatuar vendime për të ndihmuar median, kurse në kryeministri Edi Rama thotë jo për mbështetjen e medias.