Media ruse: Rama në Moskë më 26 shkurt, takim me Lavrov

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS raporton sot se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbërrijë në Moskë me datën 26 shkurt.

Media citon burime nga ambasada jonë në Rusi, e cila thotë se vizita e Edi Ramës zhvillohet si pjesë e axhendës së Presidencës së radhës së OSBE që mbahet këtë vit nga Shqipëria.

Lidhur me axhendën e Ramës në kryeqytetin e Rusisë, TASS njofton se deri më sot është përcaktuar takimi me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Axhenda është duke u aprovuar”-, citohet të kenë thënë burime nga ambasada shqiptare në Moskë për median ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albanian PM to visit Moscow on February 26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?