Media zviceriane zbulon “fatin e zi” të “Air Albania”

Së fundmi rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë “zhdukjen” e Air Albania. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.

Por një portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation, me qendër në Zvicër, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar. Madje portali i njohur thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.

Kjo do të thotë se “Lasgushi” ishte thjesht një vegël për marketing? Ende nuk dihet asgjë me saktësi përsa kohë nuk flet asnjë zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse Murat Herdem i portalit turk “Airport Haber” mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?