Mediat belge: Rikthehet “tmerri shqiptar” me lotin tatuazh

”Më shumë se dy vjet pasi vrasësi me një jetë të dyfishtë Erjon S. (39) nga Geluwe u dorëzua në Itali, ai është kthyer në vendin tonë. Ai ka ardhur javën e kaluar dhe që atëherë është në burg në Saint-Gilles. Gruaja e tij vazhdon ta mbështesë atë”.

Media belge i ka kushtuar vëmendje një shqiptari të quajtur si “njeru me tatuazhin me lot në faqe. Vrasësi shqiptar me jetë të dyfishtë”,-nis titulli i Nieuwsblad.de.

Aty pasqyrohet mënyra se ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë. Por, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë. Në vitin 2000, 39-vjeçari bashkë me dy shqiptarë të tjerë vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë. Madje mediat thonë se ai krijoi një familje me grua dhe tre fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk dinte gjë për sekretin e tij të errët ndërsa e shoqja vazhdon ta mbështesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?