Mediat Botërore pasqyrojnë zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet lokale që zhvillohen në vendin tonë kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat ndërkombëtare. Titulli kryesor që Associated Press ka përdorur për të pasqyruar zgjedhjet ishte “Shqipëria sot mban zgjedhjet lokale, një çelës kryesor për të filluar bisedimet për integrim në BE”.

Ndërsa në brendësi përmendet edhe shifra e votuesve, si dhe vihet theksi tek gara e Tiranës, të cilën “Associated Press”, e cilëson si më të rëndësishme. Gjithashtu edhe mediat e tjera ndërkombëtare kanë raportuar rreth zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, shkruan se kjo është hera e parë që shqiptarët votojnë pas aprovimit të reformës territorial, e cila ka reduktuar komunat nga 373 në 61, si dhe thekson se zgjedhjet janë një test shumë i rëndësishëm për integrimin në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe media amerikane Fox News, i ka dhënë pasqyrim ngjarjes, ku raporton se rreth 3.4 milionë shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fox News nënvizon se beteja më e rëndësishme është ajo e Tiranës mes Halim Kosovës dhe Erion Veliajt. Ndërkaq, përmend edhe faktin se në këto zgjedhje në Shqipëri do të jenë prezent 200 vëzhgues ndërkombëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?