Mediat botërore për kualifikimin e Shqipërisë

 

Lajm kryesor në mediat e huaja. Natyrisht që mediat shqiptare i kanë bërë një jehonë arritjes historike të Shqipërisë, por edhe mediat italiane nuk kanë qenë më pas. Gjiganti televiziv “Sky Sport” është lidhur direkt me pamje televizive, duke vënë në sfond edhe flamurin shqiptar, ndërsa në linjë direkte kishte Igli Taren dhe më pas flet edhe trajneri De Biazi. Në komentin e tyre në studio, italianët kanë theksuar se është i pari trajner italian që kualifikon një kombëtare që më parë nuk ishte kualifikuar një eveniment të tillë madhor. Edhe “Gazzetta Dello Sport” komentin e par në lidhje me eliminatoret e “Euro 2016” kishte pikërisht arritjen e Shqipërisë, duke zënë vend në titullin kryesor. “Shqipëria, historike për herë të parë”, – është titulli i “Gazzetta Dello Sport”. Edhe gazeta gjermane “Bild” i jep rëndësi kësaj fitoreje historike të Shqipërisë, teksa në titullin e vet shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”. 

SHKARKO APP