Mediat britanike: Vajzat e reja greke, seks sa për të blerë një sanduiç

 

Në Greqi kriza ka bërë që shumë vajza të nxjerrin trupine tyre në shitje me çmime qesharake.

Një studim i publikuar sot tregon se vajzat e reja greke e shesin trupin e tyre me çmim simbolik, sa të një sanduiçi, në shtetin që po përjeton krizën e thellë ekonomike.

 Gazeta angleze “The Independent” thotë se studimi i realizuar me të dhëna nga 17 mijë punëtore të seksit që operojnë në Greqi, dhe raporton se të gjeturat tregojnë se tani industrinë e prostitucionit në këtë vend e dominojnë femrat greke, duke zëvendësuar femrat e Europës Lindore, dhe se ofertat seksuale në Greqi tani janë ndër më të lirat në Europë. “Disa femra ofrojnë seks sa për të siguruar një byrek me djathë apo një sanduiç, sepse janë të uritura”, ka thënë për gazetën London Times, Gregori Laxos, një profesor sociologjie në Universitetin Panteion në Athinë.

-“Të tjerët ofrojnë seks për të paguar taksat, faturat, për shpenzime urgjente ose për ndonjë dozë të shpejtë droge”, thotë Laxos autor i studimit trevjeçar. Kur kriza ekonomike filloi në Greqi, çmimi mesatar i ofrimit të seksit nga një prostitutë ishte rreth 50 euro, ndërsa ai tani ka rënë në 2 euro, për një seancë 30 minutëshe.

SHKARKO APP