Mediat e huaja jehonë Vettingut në Polici: Pastrim nga ”mollët e kalbura”
Vettingu për 13 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, ka tërhqeur vëmedjen e shtypit të huaj. jehona erdhi pas ditës së mërkurë, ku u miratua nga Këshilli i Ministrave projektligji përkatës. Lajmi ka gjetur vend në gazetat më të mëdha amerikane dhe botërore, me burim agjencinë prestigjoze “Associated Press”, e cila ka bërë një raport nga Tirana.
Në “A.P.” lajmi është publikuar nën titullin: “Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ”mollët e kalbura”.” Nga një kërkim në google rezulton se përveç “A.P.” lajmi është postuar nga Nju York Tajms, Foks Njuz, Abc Njuz, Uashington Post e qindra media të tjera mbanë globit.
Në shkrim citohet zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj të thotë se “do të largojmë disa individë të përfshirë në krime, korrupsion ose për mungesë profesionalizmi”.
Sipas p/ligjit, subjekt i tij do të jetë, përveç gjithë trupës policore, edhe efektivët e Gardës së Republikës, e po kështu edhe punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”. P/ligji i miratuar në mbledhje të qeverisë, pritet të kalojë në filtrat kuvendore deri sa të miratohet përfundimisht dhe të nisë efektet e tij.
Një nga qëllimet e shpallura të ligjit është “është promovimi i njerëzve të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar”. Komisionet e Vettingut do të jenë transparentë dhe do të monitorohen nga misionet e huaja partnerë të Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

