Mediat e huaja: Protesta, opozita përleshje me policinë

 

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e opozitës shqiptare, si të shoqëruar me incidente dhune.

Kështu, prestigjozja BBC, shkruan në titull “Protestuesit në Shqipëri përleshen me policinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, BBC shkruan se “mijëra protestues të opozitës shqiptare janë përleshur me policinë gjatë një proteste anti-qeveritare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lajm theksohet se tubuesit sulmuan me gurë dhe vezë godinën e Kryeministrisë.

Ndërsa "New York Times" shkruan se opozita shqiptare ka pushtuar rrugët duke kërkuar rrëzimin e qeverisë.

“Në protestën e mbajtur në 25­vjetorin e ditës së Rinisë opozita ka kërkuar largimin e qeverisë që e quan të korruptuar. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe gurë drejt kryeministrisë”, shkruan "New York Times".

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?