Mediat greke: Tsipras i kërkoi Ramës të respektohet minoriteti dhe Janullatos

Kryeministri Edi Rama ka takuar dje për herë të parë homologun e tij grek Aleksis Tsipras. Takimi është zhvilluar në Nju Jork në kuadër të vizitës së dy liderëve në samitin e OKB-së. Sipas mediave greke të cilat kanë zbardhur takimin, kryeministri grek i ka kërkuar shefit të qeverisë shqiptare zgjidhjen e çështjeve ende të pazgjidhura mes dy vendeve.

Po ashtu sipas mediave greke, Tsipras ka kërkuar nga Rama të respektohet minoriteti grek në vendin tonë, si dhe të theksohet roli i rëndësishëm i kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe besimit ortodoks në vendin tonë.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga takimi mes kryeministrit grek Tsipris dhe atij të Shqipërisë Rama në Nju Jork.

“Kryeministri grek theksoi rëndësinë e zgjidhjes e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë. Në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit, Anastas”,­ shkruajnë ato.

Ndër të tjera, Tsipras theksoi se Greqia është në anën e vendit fqinj në rrugën e saj drejt Evropës, duke grantuar mbeshtetje per integrimin.

SHKARKO APP