Mediat greke: Zjarri në Shqipëri ka hyrë në Greqi, po na djeg vendin

Zjarret në Shqipëri po kalojnë edhe në Greqi, kështu shkruan media greke ”Protothema”. Sipas artikullit, zjarret kanë kapur zonën e Limeri Filiates këtë pasdite, duke shtuar se zjarri është hapur në një zonë pyjore, por që nuk kërcënon vendbanimet.

”Zjarri që po mori jetë në Shqipëri hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, këtë pasdite. Zjarri po digjet në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, të pa kërcënuar vendbanimet për momentin.

Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore . Në të njëjtën kohë, makinat dhe buldozerët janë zhvendosur nga Mbrojtja Civile, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore”.

SHKARKO APP