Mediat islandeze: Kërkuan azil, morën shtetësi, lotë gëzimi për dy familje shqiptare

 

Në Shqipëri dy familje shqiptare ashtu sië shumë të tjera nuk shihnin të ardhme, as shpresë dhe madje kishin dy fëmijë të sëmurë, të cilët kishin nevojë për një kurim të specializuar. Për këtë arsye ata kërkuan azil në Islandë dhe u ndez një debat i gjerë, pasi shteti islandez i refuzoi kërkesat e tyre.

Por falë ndërgjegjësimit të opinionit publik islandez, që u ngrit edhe protestoi ndaj zyrtarëve të shtetit të tyre, dy familjet shqiptare rikthehet sërish pas dëbimit, tani jo si azilantë por si qytetarë të Islandës.

Zemërimi i qytetarëve islandezë ka detyruar së fundmi qeverinë e këtij vendi t’u afrojë diçka më shumë dy familjeve shqiptare, që ata as se  kishin menduar ndonjëherë, shtetësinë islandeze. Dy javë pas protestës së qindra qytetarëve islandezë, që shprehën pakënaqësi për mënyrën sesi dy familjet shqiptare u dënuan nga vendi i tyre, në një kohë kur dy fëmijë kishin probleme shëndetësore, një qytetar islandez ka  gjetur edhe zgjidhjen: Ai mori përsipër të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit të dy familjeve shqiptare si dhe ka aplikuar për ta, që të marrin edhe nënshtetësi islandeze, çka ky veprim bëri që qeveria të tërhiqet dhe të vendosë përfundimisht që dy familjet nga Shqipëria të  bëhen shtetas islandezë. Por si është pritur ky moment nga dy familjet shqiptare. “Lot gëzimi për dy familje shqiptare që kanë marrë së fundmi nënshtetësinë Islandeze,” – raportojnë mediat islandeze. Kevi, 3 vjeç, me motrën e tij, kanë lënë një herë e mirë Shqipërinë e tyre amtare, bashkë me prindërit për t’u zhvendosur në Islandë. “Kjo është një ditë e gëzuar”, tha Herman Ragnarsson, personi i cili kishte aplikuar për t’u dhënë shtetësinë islandeze, në emër të dy familjeve shqiptare të cilët u dëbuan kohët e fundit. Qeveria Islandeze u ofroi atyre shtetësi, gjatë fillimit të javës.

Ragnarsson foli me familjen shqiptare nëpërmjet një përkthyesi në Skype, dhe u dha lajmin e gëzueshëm atyre: “Më vjen keq, por dua të them se Qeveria ka pasur një vendim shumë të vështirë pasi çështja u bë edhe shumë politike. Megjithatë, ata kanë rënë dakord për t’u ofruar juve shtetësi islandeze.”  Familja, biri i të cilit tre-vjeçar vuan nga fibroza cistike, bërtiti në lot gëzimi, teksa video u transmetua edhe në lajmet e një televizioni islandez. – “Tani ata janë islandezë, jo refugjatë dhe as azilkërkues. Mua më duhej të paguaja për fluturimet e tyre, të gjeja një apartament dhe disa mobilje”, thotë Ragnarsson, i cili vendosi të ndihmonte dy familjet shqiptar, që ata të ktheheshin përsëri në Islandë. Familja tjetër shqiptar, e cili ishte deportuar ka gjithashtu një djalë një-vjeçar, me defekt në zemër dhe ka fituar po ashtu nënshtetësi islandeze. Dëbimi i dy familjeve shqiptare, shkaktoi zemërim publik në Islandë, derisa autoritet e këtij vendi u dorëzuan para publikut.

SHKARKO APP