Mediat italiane për shqiptarët që shkojnë në Siri

 

Gazeta italiane “La stampa”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë Shqipërisë dhe marrëdhënies së saj me botën muslimane, e veçanërisht luftës xhihadiste. Në udhëtimin e tij në Shqipëri, gazetari Giordano Stabile, tregon për takimin me Imamin e Cërrikut, marrëdhëniet e xhamisë e KMSH dhe historinë e shqiptarëve të përfshirë në luftën e Sirisë.

“Jobesimtarët dënohen në Kuran” . Eshtë Imami  Kreshnik Cili, mekanik në një ofiçinë në një fshat të Cërrikut, 60 km në jug të tiranës, porta e hapur e predikuesve xhihadistë shqiptarë që vazhdojnë aplikimin e shariatit në Ballkan, në brigjet e Adriatikut. Qasja e tij ndaj dhunës është e tillë dhe e thotë pa hezitim: “Nuk është e drejtë të vrasësh gra, fëmijë apo kristianë, por jo besimtarët, ateistët, janë të dënuar nga Kurani”. 

I dyshuar si pjesë e rrjetit që rekruton luftëtarë në Siri. çili është vazhdimisht nën mbikëqyrje të lartë. Këtë e tregon furgoni dhe makina e policisë që qëndrojnë aty pranë. Kundër tij nuk janë gjetur prova të mjaftueshme nga policia shqiptare, ndaj dhe nuk është inkriminuar. Ai mbledh portokallet në kopshtin e pasëm së bashku me nipin.  

Na pret në një tip zyre, mes pjesëve të këmbimit dhe vajrave të makinave. Xhamia e tij bën pjesë tek ato që e refuzojnë kontrollin nga Komunitetit Mysliman Shqiptar duke përfaqësuar një pikë të dobët në rrjetin kundër terrorizmit, për qeverinë shqiptare.

Cili ka një mjekër të gjatë dhe shoqërohet nga 5 ndjekës të moshave të ndryshme, të cilët nuk duan të fotografohen .

çdo të huaj perëndimor e konsiderojnë të padëshiruar, në mos armik. “Islami është paqe dhe dashuri”, – përsërit imami me një ton të zërit në rritje – jemi të sulmuar nga manipulimet e politikës dhe gazetave që duan të na vënë kundër njëri-tjetrit. Krijojnë urrejtje. Cila është gazeta jote”?  

“I penduari dhe predikuesi”. Kështu e titullon një nga kapitujt e shkrimit të tij, gazetari italian, teksa nis rrëfimin për Ervin Hasanaj, nga Librazhdi.

“E ëma e ka mësuar vdekjen e të birit përmes një mesazhi në WhatsApp, ardhur nga Siria: «Tani ka vdekur dhe është më mirë për të gjithë».

E vërteta është që Ervini donte të kthehej në Shqipëri dhe u gjykua si tradhtar. 

 

SHKARKO APP