Mediat ndërkombëtare: Mijëra protestues rrethojnë Parlamentin e Shqipërisë, duan zgjedhje të reja!
“Mijëra protestues që mbështesin opozitën e Shqipërisë kanë rrethuar parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme dhe duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje kriminale”. Kështu e ka nisur shkrimin “AP” duke ju referuar protestës së opozitës para parlamentit.

Ndërtesa e parlamentit në kryeqytet u rrethua sot nga qindra policë dhe tela me gjemba. Deputetet e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, ambasada e SHBA dhe ndërkombëtaret për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.
Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor.
KOHA JONË SONDAZH

