Mediat: Në 7:00 filluan luftimet në Kumanovë. Qeveria shpall dy ditë zie

 

Në orën shtatë të mëngjezit sërish kanë filluar të shtënat e fuqishme me armë të kalibrit të rëndë në Qytetin e Kumanovës.

Situata është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore kryesishtë e përbërë nga njësitet speciale , informon agjencia lajmeve INA.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zhurmat e helikopterëve të shumtë të policisë dhe ushtrisë kanë zgjuar nga gjumi edhe banorët e qytetit të Shkupit. Nuk dihet akoma nëse ata janë nisur për Kumanovë” Informon INA

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me këtë ngjarje dhe konflikt të armatosur ka të dhëna kontradiktore.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë, të dhënat në terren konfirmojnë të kundërtën.

Pjesëtar të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi.

Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.

“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.

Ndërkohë disa foto të postuara online tregojnë flakët që dalin nga shtëpitë e djegura në Kumanovë mbrëmjen e 9 majit.

Qeveria maqedonase ka shpallur ditë zie 10 dhe 11 majin, ditët kur do të zhvillohet dhe varrimi i policëve të vrarë gjatë aksionit policor në Kumanov.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar zyrtarisht se deri më tani janë vrarë pesë policisë dhe 30 të tjerë janë plagosur. MPB nuk ka konfirmuar të dhëna lidhur me vrasjen e pjesëtarëve të këtij grupi dhe të civilëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?