Mediat serbe: Shqipëria pagoi për fitore kundër Armenisë

 

Mediat serbe duket se janë shumë të hidhëruara për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, pasi fitores 3:0 kundër Armenisë.

Kështu, "Telegraf.rs" shkruan se katër lojtarë armenë janë paguar mirë që t’ua lënë lojën shqiptarëve. 

Ky portal shprehet gjithashtu se portieri armen dhe 3 lojtarë mbrojtës janë paguar nga gjysmë milioni euro për ta humbur ndeshjen.

E gjitha kjo lidhet sipas mediave serbe, edhe me faktin se koefiçenti i Shqipërisë kishte rënë dukshëm në bastet e Britanisë së Madhe, Hong-Kongut, Gjermanisë dhe Francës.

SHKARKO APP