Mediu-Alibeaj: Kujdes, vjedhja e votës është vjedhje e shpirtit

 

 Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu vijon me takimet elektorale me banorë në zona të ndryshme të vendit.

Kështu i shoqëruar nga kandidati demokrat për Bashkine e Fierit Enkelejd Alibeaj, Mediu zhvilloi një takim me banorët e Levanit, ku denoncoi fenomenin e vjedhjes së votës.

Mediu tha se është në thelb përpjekje për të tjetërsuar vullnetin e lirë dhe shitje e shpirtit të secilit, ndaj është momenti tha ai t`i jepet fund një praktike që sjell veçse hapa pas në demokraci.

“Tendenca  për të blerë votën, tendenca për të blerë fuqinë tonë nuk është gjë tjetër veçse tendenca për të korruptuar në shpirt shoqërinë shqiptare, për t`a lënë atë të pamundur që të ngrihet dhe të vendosë për fatin e vet, prandaj ne duhet t`i themi jo këtij pushteti që ka ndaluar zhvillimin ekonomik, që ka rritur varfërinë ,ka rritur pasigurinë,dhe sot, tenton në mënyrën më të turpshme të arrijë të kerkoje të blejë edhe shpirtin tonë”, vijoi Mediu.

Nën moton “Jo varfërisë, Po punësimit” kryerepublikani Fatmir Mediu ftoi banorët e Levanit që të votojne PR me numrin 13 dhe kandidatin e opozitës për Bashkinë e Fierit.

Duke folur për kandidatin e djathtë, Mediu tha se “Enkelejd Alibeaj përfaqëson të gjithë, të majtë e të djathtë, ndërsa rivali socialist përfaqëson interesat klienteliste dhe kapjen e shtetit nga individë që do ta shndërrojnë vendin, Fierin në çiflig. Shqipëria po shkon drejt një gremine ekonomike, ndërsa qeveria po ndjek politika miope”.

Teksa vetë Alibeaj duke vijuar në të njëjtat linja si kryerepublikani u shpreh se ndihet edhe ai Republikan. “Ndihem republikan sepse kauza jonë është e përbashkët. Është detyrë e të gjithëve, demokratë e republikanë, të ndalim gjendjen e rëndë ekonomike e sociale që ka pllakosur vendin”, tha Alibeaj

SHKARKO APP