Mediu apel: T’i themi jo të keqes, dilni masivisht në zgjedhje

Nga Kavaja ku është takuar me banorët e këtij qyteti, kreu i PR-së i ka ftuar të dalin masivisht në zgjedhje më 21 qershor. Me votë duhet t’i themi jo të keqes, tha Fatmir Mediu, teksa bëri thirrje që të votohet numri 13 për Këshillin bashkiak.

Kryetari i Partise Republikane eshte pritur nga qytetaret e Kavajes ne nje takim elektoral, ku shoqerohej nga kandidati i së djathtës per kete Bashki, Engjell Cara.

Fatmir Mediu vlerësoi se vota e shqiptareve do të jetë vendimtare në këto zgjedhje, ndaj i ftoi ata që të votojnë masivisht si në vitet e para të zgjedhjeve pas rrëzimit të regjimit monist.

“Kavaja dhe vetëm Kavaja të jetë përsëri shpresa që shoqëria shqiptare ka një të ardhme dhe kjo është e ardhmja demokratike ku respektohet jeta, liria,dinjiteti dhe ne mund të ndërtojmë të ardhmen tonë. Të rinj kemi qenë edhe në në vitet ’90-’91, kishim një dëshirë, që vendi ynë të ishte i lirë. Puna juaj dhe angazhimi juaj në respekt të asaj që kanë bërë prindërit tuaj, në respekt të vlerave të Kavajës është që ne të nxjerrim në votime të gjithë banorët e Bashkisë së Kavajës për të votuar për vlerat demokratike dhe Ëngjëll Carën”, tha ai.

“Eshte koha që në këto zgjedhje t`i themi jo të keqes dhe të mendojme për të ardhmen e fëmijëve tane “, tha Mediu, ndersa ftoi banoret e Kavajës të votojnë numrin 13 per Keshillin bashkiak.

SHKARKO APP