Mediu dhe Idrizi janë kundër protestës, Berisha: Kam mbështetjen e Metës

Para Kryeministrisë, ora 12:00. Kjo është ora dhe vendi i protestës së PD-së, që do të mbahet në ditën e Samitit të parë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Lajmin e dha Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët në selinë blu. Sali Berisha tha se ka mbështetjen e plotë nga Ilir Meta.

“Aty ku është në traditën e PD pasi Edi Rama dhe ajo ndërtesë është gjenerator i gjithë këtyre të zezave që përjetojnë shqiptarët. Po punohet për një skenar nga grupe specialistësh. PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjia? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën. Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin”.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Për të kjo do të jetë hera e parë në 2 mijë vite që 30 krerë shtetesh nga Europa do të vizitojnë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, një nga aleatët e vjetër të Sali Berishës, thotë se nuk do të jetë i pranishëm nëse protesta do të mbahet më 6 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Mediu tha se atë ditë do të jetë në Uashington, në një takim të Internacionales Demokratike. Për të opozita duhet të konsultohet me partnerët e saj për protestën, si Partitë Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?