Mediu dhe Vokshi në Kaliforni: Po vëzhgojmë nga afër procesin e votimit me postë!

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare, Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi po vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor në SHBA.

Mediu ka ndarë disa pamje nga Kalifornia, teksa ka bërë të ditur se bashkë me Vokshin: “vizituan Qendrën e Regjistrimit të Votuesve dhe të votave me postë të Orange County ku vërejtëm nga afër procesin e plotë të që nga postimi, mbledhja e kutive të fletëve të votimit, dorëzimi në Qendrën e Regjistrimit të votuesve, kontrolli I fletëve të votimit, verifikimi I firmave të votuesve e deri të numërimin i votave”.

Zgjedhjet në Amerikë: Kaliforni

🔹 Në ditën e tretë deputetët Albana Vokshi e PD dhe Fatmir Mediu i PR vizituan Qendrën e Regjistrimit të Votuesve dhe të votave me postë të Orange County ku vërejtëm nga afër procesin e plotë të që nga postimi, mbledhja e kutive të fletëve të votimit, dorëzimi në Qendrën e Regjistrimit të votuesve, kontrolli I fletëve të votimit, verifikimi I firmave të votuesve e deri të numërimin I votave.

🔹Kryetari i Bashkisë të Huntington Beach, Tony Strickland shpjegoi përplasjen ligjore midis Huntington Beach dhe shtetit të Kalifornisë mbi kërkesat e identifikimit të votuesve, për të vendosur standardet e identitetit të votuesve.

Senatori Ted Gaines, bëri një pasqyrë të peizazhit politik dhe si ka evoluar klima politike e Kalifornisë gjatë dekadave të fundit dhe ku mund të drejtohet më pas.

🔹Nënkryetarja e Partisë Republikane të Kalifornisë, Corrin Rankin ndau me ne perspektivën e saj për shtetin dhe konservatorizmin në Kaliforni duke nxjerrë në pah zhvillimet kryesore që ushqejnë optimizmin dhe shpresën e saj për të ardhmen e partisë në Golden State.

🔹Alex Tarascio, Drejtor i Politikës dhe Strategjisë Politike në kompaninë e sondazheve Cygnal, ofroi një informacion të thelluar mbi sondazhet më të fundit kombëtare dhe shtetet e pavendosura ku rezultatet janë shumë afër.

SHKARKO APP