Mediu: Elementë të inkriminuar në zgjedhje

 

 
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim  drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zjedhjet vendore, Audrey Glover. Gjatë këtij takimi  zoti Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës  zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ.
Sipas tij, fushata po shoqërohet nga nje mjedis politik mjaft i polarizuar, nga retorika dhe sulme te mazhorances ndaj opozites.  Zoti Mediu i tha zonjës Glover se jane shfaqur perpjekje te presionit dhe frikesimit te zgjedhesve nepermjet drejtuesve te Administrates Publike apo elemente te inkriminuar.  Po ashtu  -tha  kryetari i PR-se, komisioneret dhe kandidatet per anetare te keshillave vendore, perfaqesues te partive te opozites, jane nen presion te vazhdueshem per te dhene doreheqjen nga keto funksione. 
Duke iu referuar kuadrit ligjor  zoti Mediu tha se  disa rekomandime te perfshira ne raportet e misionit te OSBE-ODIHR, nuk jane trajtuar ende përmes nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese, duke reflektuar boshllëqe të dukshme në Kod. Në mënyrë specifike kjo u reflektua  në rastet e dorëheqjes së kandidatëve apo cregjistrimit të tyre nga KQZ. Po ashtu shqetësuese është situata e mbulimit mediatik të fushatës, ku zoti Mediu tha se;
KQZ po shmanget nga roli i saj si rregullues i medias. Bordi i Monitorimit te Mediave ka reflektuar ne raportin e monitorimit te tij se operatoret radioteleviziv kane shkelur rende Kodin Zgjedhor.

SHKARKO APP