Mediu flet për referendum kundër Ramës: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme për daljen nga kriza

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaron se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në një postim në facebook, Mediu shprehet se në mënyrë plebishitare, 85% e shqiptarëve rrefuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, rrefuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Për Mediun, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme është tashme rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria”, shprehet Mediu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?