Mediu: Gërdeci u shkaktua nga agjenturat e huaja

Fatmir Mediu si rrallëherë ka pranuar të flasë në një studio televizive për tragjedinë e Gërdecit.

Ai thotë se nuk e dinte se ku ndodhej më parë Gërdeci dhe se me këtë çështje janë marrë rreth 100 ushtarakë.

Ai është shprehur në “Shih Programin” në TVSH, se më parë u kërkua një ambjent në “Rrugën e Elbasanit”, por më pas është vendosur Gërdeci.

Mediu ka thënë gjithashtu se nuk përjashton që në këtë ngjarje të ketë patur një ndërthurje të veprimtarisë së agjenturave të huaja të vendeve fqinje, të cilat nuk dëshironin hyrjen e Shqipërisë në NATO.

Sipas tij, një muaj më parë se të ndodhte tragjedia ai si ministër dhe shefi i shërbimit inteligjent të ushtrisë janë informuar nga shërbimet amerikane në lidhje me organizime që kërkonin destabilitet.

Po kështu, sipas tij, ka patur informacion nga nga shërbimi inteligjent italian në lidhje me këtë rrezik që i kanosej vendit tonë.

SHKARKO APP