Mediu: Jo pritje, të ngrihet grup negociator për reformat
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkon që opozita të mos humbë kohë por të ulet me maxhorancën për të dhënë idetë e saj për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi. Në një intervistë për ABC News, Mediu zbulon edhe kërkesat e aleatëve sa i takon reformës zgjedhore dhe përpjekjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës.
Tentativat e ndërkombëtarëve nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë, por sipas Mediut ata më parë duan të shohin vullnetin e shqiptarëve për tu ulur në tryezë për zgjidhjen e krizës. Leximin që kryeministri Rama i bën raportit të ODIHR për kreun e republikanëve është delirant, madje kur bëhet fjalë për delir Mediu nuk kursehet duke bërë një krahasim me Hitlerin.
Mediu ia lë historisë gjykimin mbi vendimin e opozitës për djegien e mandateve por duke bërë një reflektim për atë që ndodhi 7 muaj më parë thekson se Parlamenti është vendi ku duhen kryer vendimarrjet e rëndësishme. Dokumenti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi skanimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Mediun duhet të jetë dosja e prezantimit të opozitës në çdo takim me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për t’i prezantuar aftësitë e qeverisë së Edi Ramës për të organizuar një proces zgjedhor.
KOHA JONË SONDAZH

