Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i PR-së Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Përmes avokatëve, Mediu i tha gjykatës se kjo është rruga më e drejtë dhe më e ndershme për të provuar pafajësinë.

Në gjykimin e zakonshëm avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët, pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të Gërdecit.

Sipas avokatit Visha, do të pyeten si dëshmitarë persona në ShBA, Angli dhe Itali. “Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, tha Visha. Gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi pranimin apo refuzimin e kërkesës.

SHKARKO APP