Mediu në Baldushk: Rama po u shërben interesave klanore dhe korruptive

Partia Republikane zhvilloi një takim me kordinatorët e zonës së Baldushkut në Tiranë. Të pranishmit ngritën shqetësimin se ka një abandonim total nga pushteti. Varfëria dhe papunësia është prezent çdo familje.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në fjalën e tij, theksoi se regjimi i korruptuar i kryeministri Edi Rama ka shkatërruar çdo institucion shtetëror, dhe si po u shërben interesave klanore dhe korruptive.

”Ka shkatërruar biznesin duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Rama dhe klani i tij janë kundër shqiptarëve ata përbuzin dhe i shohin njerëzit si numra votash duke i shkelur çdo mundësi dhe të drejtë, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria. Rama është vendosur kundër shqiptarëve, kundër Europës. Rama është i vendosur në manipulimin e zgjedhjeve, prandaj opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e kthen atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe Europës”,-tha Mediu.

SHKARKO APP