Fatmir Mediu: Nuk e pranoj akuzën e SPAK-ut, jam i pafajshëm

Pasi doli nga SPAK-u ku u pyet lidhur me ngjarjen e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se nuk e pranon akuzën lidhur me këtë ngjarje, pasi është e njëjta dhe është e motivuar politikisht.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Çdo letër që unë kam nxjerr ka qenë me referenca ushtarake dhe civile. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare”,- tha Mediu për gazetarët.

SHKARKO APP