Mediu: Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu apelon për organizim të partive të vogla opozitare për të ndërtuar raporte më të mira koalicioni, ndërsa i mëshon idesë për një opozitë të bashkuar për këshillat bashkiakë.
“Një nga fatkeqësitë tona ishte që donim t’i bënim hesapet veç e veç me PD dhe ishte me e kollajtë që të vendoste një barrë marrëdhëniesh jo normale me partitë tona.
Duke qenë më të organizuar, duke pasur një potencial politik më të qenësishëm dhe duke pasur një presion pozitiv më të madh, është më ndryshe për të ndërtuar raporte koalicioni. Nuk duhet të ndalojmë për një opozitë të bashkuar për këshillat bashkiakë”.