Mediu: PD ka bindje se qeveria e ka vendosur datën, 4 Maji nuk krijon premisa negative

Partitë politike kanë nisur prej kohësh punën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 2025. Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë procesin konsultativ për datën, dhe të parët që ftoi në zyrë ishin krerët e partive të vogla të cilët shihnin si më të volitshme datën 4 maj për realizmin e votimit. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se data 4 Maj nuk krijon asnjë premisë negative për asnjërën palë.

”Kemi pasur diskutime me Partinë Demokratike se kush është data më e përshtatshme. Në interesin e opozitës sigurisht është data më e vonë, por duke pasur parasysh se kemi një qeveri që çdo moment tenton të manipulojë dhe të përdorë administratën dhe interesat kombëtare në shërbim të interesave elektorale, menduam që data 4 është data më e volitshme për disa arsye”,-tha Mediu.

Sa i takon Partisë Demokratike, Mediu u shpreh se kjo e fundit kanë bindje se data e zgjedhjeve është vendosur nga qeveria dhe se nuk e di nëse do të shkojnë në takim me Begajn apo jo. ”Partia Demokratike ka një bindje që s’ka rëndësi që do të takohesh me Presidentin e Republikës se datën e ka paravendosur Balla me kryeministrin Rama. Kjo është bindja e PD dhe nuk e di a do të shkojë në takim me Presidentin e Repubikës, por shqetësimi në raport me atë që Rama do të përdorë në interes elektoral që është takimi i komunitetit politik Europian padyshim që është një shqetësim në Partinë Demokratike”.

SHKARKO APP