Mediu-Ramës: Gabim që përmende emrin e Kadares, figurë që nderon kombin

Nga foltorja e Kuvendit, Fatmir Mediu ka kritikuar kryeministrin Rama, duke u shprehur se figura si Ismail Kadare nuk duhet të përfliten, pasi janë figura që nderojnë kombin.

“Zoti Rama, e para proceset për përzgjedhjen e Presidentit nuk është e denjë për anëtarët e Kuvendit. Tavolinat që janë kryesuar nga opozita dhe pozita për zgjedhjen e autoritetit të lartë të shtetit kanë pasur në thelb për dëshirën në konsensus. E kemi realizuar këtë në vitin 2002. Kemi tentuar në vitin 2007 dhe 2012. Kandidati ushtarak s’ka ardhur nga ne, por nga ju. Kërkesa ishte nga ju, si opozita e asaj kohe.

Dua t’ju them që figura të tilla që nderojnë kombin si Kadare nuk duhet të përfliten. Sa i përket të drejtës tuaj për të zgjedhur presidentin e Republikës kjo është lexim i gabuar i Kushtetutës. Kur procedura ka përcaktuar 3/5 për koncensus kjo do të thotë që duhet të ulemi dhe të gjejmë konsensus. Kundërshtarët tuaj janë ata që janë. Ne vetë si opozitë duhet të kemi qëndrim të përbashkët. Qëndrimet e përbashkëta duhet të vijnë nga kjo opozitë në mënyrë të përbashkët, përndryshe…”, tha Mediu.

SHKARKO APP