Mediu thirrje PD: Të mos na drejtojë urrejtja ndaj Ramës, por dashuria për shqiptarët

“Opozita duhet të mos rendë drejt pushtetit, por drejt shtetit”,-thotë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili u shpreh kritik ndaj PD, që sipas tij duhet të gjejë rrugën e unifikimit dhe marrëdhënien e drejtë me shoqërinë dhe partnerët amerikanë dhe europianë.

“Është e rëndësishme të gjykojmë veten tonë, të vlerësojmë veten tonë. Ne duhet të vijmë në unifikim të PD dhe përgjegjësive të opozitës dhe marrëdhënie të drejtë me shoqërinë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të gjejmë të gjitha rrugët e mekanizmat për partneritet të drejtë me SHBA dhe BE”.

Sipas tij, opozita nuk duhet të drejtohet nga urrejta ndaj Ramës por nga dashuria për shqiptarët. Sipas tij është domosdoshmëri ngritja e opozitës në një nivel tjetër sikurse ndodhi në 2001-2005.

SHKARKO APP